Drejtuesit e FFK-së në takim pune në LRF të Gjilanit

Në vazhdën e takimeve në Lidhjet Rajonale të Futbollit, presidenti Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit, Agim Dibrani dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu kanë qëndruar sot në LRF të Gjilanit.

Edhe në këtë takim presidenti Ademi mori përkrahjen për reformat dhe strategjinë e re të futbollit si nga kryetari i LRF të Gjilanit, Malazog Hoxha ashtu edhe nga përfaqësuesit e klubeve të këtij regjioni, njofton FFK.

Me këtë rast përfaqësuesit e këtij regjioni kërkuan nga krerët e FFK-së që të rrisin masat e ndëshkimit për të gjithë ata që e prishin imazhin e futbollit, pa marrë parasysh nëse ata janë futbollistë, trajnerë apo zyrtarë.

Njëherësh, ata, u zotuan se derisa të ketë përmirësime dhe rregull në futbollin e Kosovës do t’i qëndrojnë përkrah presidentit Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Po ashtu, përfaqësuesit e këtij regjioni i dhanë përkrahje idesë së digjitalizimit si dhe mbajtjes së Kuvendit të Punës së FFK-së nëpërmjet platformës online.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për prioritetet e këtij regjioni, veçmas në përmirësimin e mëtejmë të kushteve të infrastrukturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *