Paris Saint-Germain ishte tunduar nga qëllimi i Lionel Messit për t’u larguar nga Barcelona këtë verë, e ka pranuar drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo.
Superylli argjentinas e tronditi botën e futbollit kur i bëri të ditur qëllimin për t’u larguar falas nga gjiganti spanjoll ketë verë, transmeton GE.
Barcelona, megjithatë, këmbënguli se blerësi i Messit duhej ta paguante klauzolën e lirimit të tij në vlerë 700 milionë euro.
Messi zbuloi më pas se ka vendosur të qëndrojë në klub, sepse nuk dëshiron të luftojë në gjykatë kundër Barçës së vet të dashur.
Në mesin e klubeve për të cilat thuhej se Messi do të mundë ta kalonte, ishte edhe PSG-ja.
“Sot, kur mendon për gjendjen financiare, është e komplikuar”, tha Leonardo për Telefoot, i pyetur nëse PSG-ja ishte e interesuar për Messin.
“Kur na thonë se Messi dëshiron të largohet, ne tundohemi. Thua me vete, a është e mundur kjo? Nuk e di. David Beckham erdhi në Paris Saint-Germain, a do të vinte Messi? S’e di”, shtoi ai.