Milani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Lazios në ndeshjen e javës së 34-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Olimpico” ka përfunduar me rezultatin 1:2.
“Rossonerët” përmbysen gjithçka dhe siguruan fitoren në fundin e ndeshjes, kur Sandro Tonali shënoi në minutën e tretë shtesë (90+3).
Paraprakisht golin e barazimit për skuadrën e Piolit e shënoi Olivier Giroud në minutën e 50-të.
Ciro Immobile shënoi për vendasit në minutën e katërt.
Milani pas kësaj fitore ka 74 pikë dhe merr sërish pozitën e parë në tabelë, me dy pikë më shumë se Interi. Por, “Nerazzurrët” tani kanë një ndeshje më pak.
Kurse, Lazio mbetet me 56 pikë në pozitën e gjashtë.
? SANDRO TONALI RIGHT AT THE DEATH! ❤️?pic.twitter.com/7JOUnQo4fT
— SempreMilan (@SempreMilanCom) April 24, 2022