Dramë në Mestalla, Reali barazon me Valencian – s’i numërohet një gol i çasteve te fundit

Valencia dhe Real Madridi i kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 27-të të La Ligës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me anë të Duros i cili shënoi në minutën e 27-të të ndeshjes, ndërsa në të 30-tën ishte Yaremchuk që dyfishoi epërsinë.

Në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë, Vinicius ngushtoi epërsinë në 2-1.

Ndërsa, në minutën e 76-të ishte sërish Vinicius ai që shënoi, duke e kthyer Realin në lojë.

Por, drama ishte në minutën e fundit të ndeshjes, ku Jude Bellingham shënoi një gol me kokë, por që disa sekonda më parë, gjyqtari fishkëlleu për fundin e ndeshjes.

Kjo bëri që lojtarët madrilenë të protestojnë e madje vet Bellingham të ndëshkohet me të kuq.

Pavarësisht barazimit, Reali vazhdon kryesimin në tabelë me 66 pikë, shtatë më shumë se Girona që është në vendin e dytë dhe nëntë më shumë se Barcelona që është në vendin e tretë, ku këto dy të fundit kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *