Dramë në Grupin A, mposhtet Roma, Young Boys sigurojnë kualifikimin në fund

AS Roma, CSKA Sofia dhe Young Boys CFR Cluj sot luajtën ndeshjet e tyre në kuadër të xhiros së gjashtë të Europa League.

Roma u mposht nga CSKA Sofia me rezultat 3-1.

Goliat për nikoqirët i shënuan Rodrigues në minutën e 5’, Sowe në minutën e 34’ dhe 55’.

Golin për ‘Giallorossët’ e shënoi Tomasso Milanese në minutën e 22’.

Roma kualifikohet nga vendi i parë, ndërsa befasia ishte në ndeshjen tjetër ndërmjet Young Boys dhe CFR Cluj.

Young boys po qëndronin në vendin e dytë, dhe dukej se kualifikimi në fazën tjetër ishte i sigurtë për ta, por romunët nuk u dorzuan dhe bënë befasinë.

Goli i vetëm për mysafirët u shënua në minutën e 85’ nga Gabriel Debeljuh.

Kur u duk se gjithçka mbaroi, ekipi nga Zvicrra siguroi një penalti në minutën e 94′, të cilën e ekzekutoi Jean Pierre Nsame për rezultatin 1-1.

Loja nuk mbaroi me kaq, pasi që në minutën 97′, Young Boys dolën në avantazh dhe vulosën fitoren bashkë me kualifikimin tutje, golin e shënoi Gianluca Gaudino.

Tani, në Grupin A, Roma dhe Young Boys avancojnë tutje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *