Porto ka shënuar një fitore tejet të madhe në “frymën e fundit”.
Ekipi portugez triumfoi minimalisht 1:0 ndaj Arsenalit në shtëpi, në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
E fitorja erdhi tek në sekondat e fundit të përballjes.
Ishte Galeno që shënoi në minutën e katërt shtesë për t’i dhënë përparësinë e madhe portugezëve.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tri javësh në Londër dhe Arsenali do të duhet të fitojë me dy gola e më shumë epërsi për ta arritur kualifikimin në çerekfinale.