Atletico Madrid është çerekfinalisti i fundit i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti spanjoll e ka eliminuar nënkampionin e kësaj gare, Interin pas ekzekutimit të penalltive.
Nuk ka një fitues pas 180 minutave lojë në ndeshjen e 1/8 së finales mes Atletico Madridit dhe Interit.
Spanjollët triumfuan 2:1 sonte, ndërsa italianët kishin fituar 1:0 në ndeshjen e parë, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime
Rezultati pas 45 minutave të parë në ndeshjen Atletico Madrid-Inter është 1:1.
Dimarco kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 33-të, por vetëm dy minuta më pas Atletico barazoi nëpërmjet Antoine Griezmann.
E Memphis Depay shënoi në minutën e 87-të për 2:1 dhe për ta dërguar ndeshjen në shtesa.
Riquelme e pati një mundësi të artë në sekondat e fundit, por gjuajti mbi portë.
Vazhdimet nuk prodhuan gola të tjerë, ndërsa në penallti më të mirë ishin spanjollët.
Oblak bëri pritje fantastike për ta dërguar Atletico Madridin në çerekfinale të garës më prestigjioze evropiane për klube.