Sot Kosova ka mbushur 4 vjet nga pranimi i saj në shtëpin e futbollit, UEFA.
Nga shumë personalitete të sportit dhe kulturës, edhe trajneri dhe analisti i njohur, Muhamet Dragusha ka folur për BlicMedia, për këtë ditë madhështore për futbollin kosovar.
“Pikërisht sot 4 vite komuniteti sportiv sidomos ai futbollistik, e morrëm lajmin e shumë kërkuar dhe e gëzuam një epitet që se kishim asnjiherë por gjithmon duke e ëndërruar. Kjo ëndērr zgjati shumë kur shumë futbollist filluan e mbaruan karierën, ku shumë gazetarë sakrifikuan, ku shumë përfaqësues të FFK e udhëheqën në mënyrë tinzare, shumë refer rrezikuan jetën, punëtorët sportiv e donatorë të shumët dhanë gjithqka nga vetja me dëshiren që futbolli të mbijetoj dhe që një ditë edhe ne të jemi të barabart me Federatat e tjera Europiane e Botërore”, ka thënë fillimisht Dragusha.
Dragusha ndër të tjera ka thënë se për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, merita kanë të gjithë ata që punuan për këtë ditë, por kryesori ishte legjenda e madhe e futbollit Fadil Vokrri.
“Erdh kjo ditë para 4 vite ku merita kanë të gjithë ata që punuan, por kryesori ishte legjenda e madhe e futbollit Kosovarë, Fadil Vokrri që e kurorëzoj me një punë të jashtēzakonshme dhe sot e 4 vite fëmijët tanë mund të ndihen pothuajse të barabart me të tjerët fëmijë në Europ. Ķur e them pothuajse problemi qëndron në stadiumet tona, pasi tek ne ende mungon infrastruktura e mirë e që është kyqe për një vazhdim të zhvillimit të cilësisë së futbollit, shpresojm shumë që të investohet edhe më shumë dhe të kemi stadiume ku mund të zhvillohet loja profesionale dhe të gjitha aftësitë që posedon lojtari ti paraqet në një mënyrë si shokët e tyre në Europ”,ka thënë më tej Dragusha.
“Të jemi korrekt se ndryshim ka në infrastruktur me atë që kemi pas ne pas luftës e deri pak para pranimit e tash, po kjo nuk nënkupton se jemi të knaqur duhet akoma punë, investim dhe të kemi kushte pothuajse të barabarta me futbollistët në vendet e zhvilluara.”, ka deklaruar trajneri dhe analisti, Muhamet Dragusha.