Dortmundi pa dy prej lojtarëve kryesor në derbin ndaj Bayernit

Të shtunën (nesër) në Bundesligë do të zhvillohet “Der Klassiko”, ku Borussia Dortmund do të shkojë në “Alianz Arena” pa Jadon Sanchon dhe Raphael Guerreiron.
Jadon Sancho nuk arriti që të rikuperohej me kohë pas lëndimit që hasi në ndeshjen e së martës ndaj Borussia Monchengladbach.

Mesfushori 20-të vjeçar kishte një problem në muskuj dhe për këtë nuk ishte i aftë të stërvitej këtë javë, shkruan “Bild”.

Raphael Guerreiro po ashtu do të mungojë ndeshjen kryesore të javës në Bundesligë, portugezi sikurse Sancho u lëndua të martën ndaj Monchengladbach.

Borussia Dortmund shpreson që të dy të jenë të gatshëm për ndeshjen e kthimit që e ka ndaj Sevillës në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *