Dortmundi i vë ultimatum Manchester Unitedit për Sanchon

Borussia Dortmund i ka vënë ultimatum Manchester Unitedit që deri më 10 gusht të pajtohet me kushtet e veta për Jadon Sanchon, nëse dëshiron t’i sigurojë shërbimet e tij.

Gjiganti gjerman ia ka bërë më dije Unitedit se i do mbi 110 milionë euro për 20-vjeçarin e Kombëtares së Anglisë, transmeton GE.

Dortmundi ka vendosur t’i bëjë ultimatum Dortmundit sepse dëshiron që përgatitjet për sezonin e ardhshëm 2020/21 në Bundesligë t’i kryejë i papenguar.

Sezoni në Bundesligë nis më 18 shtator, ndërsa afati kalimtar i verës në Evropë mbyllet më 5 tetor.

Sancho është pjesë e Dortmundit që tri vjet, që preje se iu bashkua atij nga Manchester City në gusht të vitit 2017 për pak më shumë se 10 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *