Milot Rashica është sërish titullar në ndeshjen e kësaj xhiroje të Werder Bremenit kundër Augsburgut. Kosovari do të tentojë t’ia kthejë formën e mirë skuadrës së Florian Kohfledt, që ka qenë në vështirësi gjatë kohës së fundit.
Augsburgu do ta presë Bremenin sot në stadiumin WWK Arena në orën 15:30, për ndeshjen e xhiros së 20-të të Bundesligës. Të dyja skuadrat synojnë fitore më qëllim që të ngrihen pak më lartë në tabelë.
Bremeni e ka siguruar vetëm një fitore që nga fillimi i vitit 2020, mirëpo ajo fitore erdhi kundër klubit të radhitur në pozitën e fundit në tabelë, Fortuna Dusseldordit, dhe nuk ia largoi skuadrës së Rashicës frikën se do të bie nga liga.
Bremeni u mposht me rezultat 3:0 në shtëpi nga Hoffenheimi javën e kaluar – njëra ndër pesë disfatat nga gjashtë ndeshjet e fundit të zhvilluara – dhe e nisin këtë ndeshje në zonën e rrezikut për të rëndë nga liga.
Golashshënuesi më i mirë i skuadrës, Milot Rashica, do të tentojë ta shënojë golin e tij të të parë që katër ndeshje, pasi që s’ka arritur të shënojë që nga humbja me rezultat 6:1 kundër Bayernit.
Borussia Dortmund dhe Union Berlin – LIVE
Borussia Dortmund dhe Union Berlin – LIVE