20-vjeçari mund të largohet, madje gjermanët i kanë vendosur një çmim prej 130 milionë eurosh.
Drejtori sportiv i verdhezinjv , Michael Zorc, ka folur për Sport Bild dhe është shprehur me tone shumë të ashpra.
“Sancho nuk është një lojtar i paparashikueshëm vetëm në fushën e lojës, por tani është dhe jashtë saj. Në momente të caktuara nuk është e lehtë as për ne”, – tha ai. Talenti i ri ka patur një debat para disa ditësh dhe me shokun e tij të ekipit Emre Can. Ky i fundit i ka thënë në bisedë e sipër “Rritu!”.
I riu duket se do të largohet, prandaj ka filluar me problemet dhe në këtë periudhë.