Borussia Dortmund ka fituar derbin e xhiros së 25-të në Bundesligë, duke e mundur në udhëtim Borussia Monchengladbach, 1:2.
Thorgan Hazard në minutën e 8’, kaloi në epërsi Dortmundin, pas një asistimi të pranuar nga Erling Haaland.
Në minutën e 50’, Lars Stindl barazoi në 1:1 rezultatin.
Fitoren ‘milionerëve’ ua siguroi Achraf Hakimi, që shënoi shënoi në minutën e 70’, për 1:2.
Me këtë fitore, Dortmund numëron 51 pikë dhe renditet në vendin e dytë, me një pikë më pak se Bayern Munich.