Gianluigi Donnarumma, portieri i PSG-së, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për shumë tema, fillimisht duke iu rikthyer lamtumirës nga kuqezinjtë:
“Marrëdhënia mes klubit në të cilin u bëra burrë dhe lojtar profesionist përfundoi me një telefonatë. Drejtuesit më telefonuan dhe më thanë: Kemi një portier tjetër. Sidoqoftë, unë mbetem tifoz i kuqezinjve. Flas shpesh me ish-shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin Pioli. U gëzova për derbin e fituar, e ndjek Maignan nga afër. Deri tani më ka lënë përshtypje të mira”.
Më pas, portieri i datëlindjes 1999-ës foli për PSG-në: “Ishte në fatin tim. Presidenti dhe drejtori më bënë të kuptoja se më donin shumë. Navas? Nuk është e vërtetë që ka shkëndija mes nesh. E dija që duke ardhur këtu do të kisha konkurrencë”.
Hapësirë pastaj për kombëtaren italiane: “Çdo mbrëmje, para gjumit mendoj për fitoren e Kampionatit Evropian dhe më vijnë të dridhura. Pas kësaj na ka munguar diçka, por do t’ia dalim, do të shkojmë në Katar”.