Një turne prestigjioz është duke u zhvillua në Bullgari derisa boksierja jonë Donjeta Sadiku, ka pasur paraqitje shumë të mira deri sot.
Përveç Donjetës Kosova në këtë event po prezantohet edhe me boksierin Patriot Behrami.
Kundërshtare e Sadikut do të jetë boksierja ruse me nënshtetësi serbe, Shadrina Natalia, dhe meçi nis nga ora 14:00.
Ndërsa, Patriot Behrami do të ketë punë me boksierin spanjoll, Assokho Ndiaye Youba.