Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku ka vazhduar me formën e mirë në turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Boksierja jonë është kualifikuar në çerekfinale e këtij turneu pasi mundi greken, Christina Linardatou, kategoria -60 kg.
Sadiku dje triumfoi në meçin e parë ndaj britanikes Shona Whitwell.
Donjetës i duhen edhe dy fitore për ta siguruar kualifikimin për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.