Boksierja kosovare Donjeta Sadiku e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Poloni.
Në xhiron e parë të kategorisë deri 60 kilogramë, Sadiku e ka mposhtur boksieren britanike, Shona Whitwell.
Pas tri raundeve, Sadiku u shpall fituese me vendimin e gjyqtarëve për të avancuar në xhiron tjetër. Sadiku, është shpresa më e madhe e boksit për medalje në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane.