Dolores zbulon fiksimin e Ronaldos

Cristiano Ronaldo është një profesionist unik. Përveçse një makineri golash në fushën e blertë, portugezi është një person që punon shumë, stërvitet pafund dhe është gjithmonë i vëmendshëm ndaj çdo detaji.

Dieta e tij është e veçantë, por ka edhe raste kur e “shkel”, njësoj si të gjithë njerëzit e tjetër. Një gjë të tillë e zbulon gjatë një prononcimi për Mae Energia mamaja e tij, Dolores Aveiro.

“Ushqimi i tij i preferuar është balcalhau a bras, por djalit tim i pëlqen edhe pica. E konsumon njëherë në javë, më pas bën disa ushtrime të ndryshme për të tretur plotësisht“, deklaron Dolores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *