“Do të jetë ‘verë e madhe’ për Liverpoolin, duhet të besojmë” – Van Dijk i mban në tension tifozët e Liverpoolit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka shprehur besim të plotë në drejtuesit e klubit, duke theksuar se pret një verë të rëndësishme në aspektin e përforcimeve.

Ai ka theksuar se drejtuesit e klubit ka plane të qarta për të forcuar skuadrën dhe për të qëndruar në garë për tituj në vitet e ardhshme.

“Unë mendoj se Liverpool ka shansin të konkurrojë për tituj në vitet e ardhshme. Çfarëdo që të ndodhë me lojtarët që largohen ose bashkohen, duhet të jetë një verë e madhe. Ata po planifikojnë ta bëjnë atë të madhe, kështu që si tifozë të lidhur me Liverpoolin, ne duhet t’i besojmë udhëheqjes për të bërë punën e duhur”, deklaroi Van Dijk.

Deklarata e kapitenit të “The Reds” vjen në një periudhë kur pritet një tranzicion në skuadër.

Van Dijk është një nga figurat kyçe të Liverpoolit që prej ardhjes së tij nga Southampton në janar të vitit 2018 për 84.5 milionë euro.

Edhe pse kontrata e tij aktuale skadon në verën e këtij viti, disa mediume kanë shkruar se ai tashmë ka arritur marrëveshje për ta zgjatur bashkëpunimin me klubin.

Në këtë sezon, qendërmbrojtësi holandez ka kontribuar me 4 gola dhe 1 asistim në 44 paraqitje në të gjitha garat./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *