Pedri beson se Barcelona do tw dalw me pikw tw plota nga “Alfredo di Stefano”.
Te Barcelona janë gati për “El Clasicon” kundër Real Madridit.
Dy skuadrat më të forta të Spanjës do të përballen mes tyre ditën e shtunë në Madrid, sfidë që nis prej orës 21:00 dhe do të zhvillohet në “Alfredo di Stefano”, e jo në “Santiago Bernabeu”.
Para përballjes, ka folur edhe lojtari që ka një histori interesante, Pedri.
Para se të transferohet në Barcelonë, Pedri ishte edhe në Madrid, e veshi edhe fanellën e bardhë, por në fund nuk arritën marrëveshje dhe kështu, zbulimi i ri i Spanjës dhe ndoshta pasardhësi i Andres Iniestas, edhe pse 18-vjeçar, është shndërruar në titullar me trajnerin, Ronald Koeman te Barça.
Për hatër të tifozëve, të cilët po mungojnë shkaku i pandemisë, Pedri ka thënë se do të triumfojnë në Madrid.
“Kjo është një ndeshje super e rëndësishme për tifozët. Ata i dashurojnë këto lloj përballjesh, edhe unë i pëlqeja jashtëzakonisht shumë kur isha tifoz. Mezi po pres të zbres në fushë kundër Realit”, u shpreh ai.
“Një duel shumë i rëndësishëm për fitimin e titullit, duhet të përpiqemi të marrim tre pikët për veten tonë dhe tifozët”.
“Si gjithmonë, El Clasico do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”.
“Reali ka një skuadër të fortë dhe duhet të përballemi siç duhet me ta”.
“E kam thënë shumë herë që kam qenë tifoz i Barcelonës që i vogël dhe ëndërroja të bëja pikërisht këtë që po bëj tani”.
Pedri ka zhvilluar deri më tani 43 paraqitje me Barcelonën, ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.