Shkëndija e Tetovës do ndeshet në raundin e tretë të Europa League me gjigantët e Tottenham.
Klubi shqiptar nga Maqedonia Veriore fitoi sonte si mysafir i Botosanit në Rumani, derisa Tottenham arriti një fitore të vështirë në Bullgari kundër Lokomotiv Plovdiv.
Trajneri i ekipit anglez, Jose Mourinho ka thënë fjalët e para sa i përket ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës.
Ai ka pranuar se nuk e njeh fare ekipin e drejtuar nga Ernest Gjoka, por pranon se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi kualifikimet me tek ndeshje sipas tij janë gjithnjë të komplikuara.
Mourinho tha:
Nuk di asgjë për Shkëndijën. As nuk dija për Plovdivin. Tani kemi përballe ndeshjen në Angli dhe më pas do të nisim të përgatisim përballjen për në Maqedoni. Ajo që do me siguri është që do të jetë shumë e vështirë. Në turet me tek ndeshje, është e vështirë pasi luhet gjithçka në 90 minuta”.