30-vjeçari konfirmoi se me drejtuesit nuk ka biseduar për një rinovim të mundshëm, çka ka shtuar zërat e një largimi me parametër zero në fund të sezonit aktual.
E ardhmja e Georginio Wijnaldum te Liverpooli është në pikëpyetje. Mesfushori holandez është në fund të kontratës me kampionët në fuqi të Premier League-s. 30-vjeçari konfirmoi se me drejtuesit nuk ka biseduar për një rinovim të mundshëm, çka ka shtuar zërat e një largimi me parametër zero në fund të sezonit aktual.
Shumë ekipe, me Barcelonën në krye, po fërkojnë duart për lojtarin, teksa edhe Interi e Tottenhami janë në ndjekje të tij. Megjithatë agjenti i lojtarit, Humphry Nijman ka lënë të hapur mundësinë e një transferimi të klientit të tij te Bayern Munich.
“Wijnaldum është një transferim falas dhe i ka të gjitha opsionet”, ka thënë fillimisht Nijman për Sport1. Bayern Munich është një klub i madh. Nëse janë të interesuar për të, do të nisë menjherë bisedat”, përfundoi agjenti.