Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e enjte) në udhëtim të Andorra ndeshjen më të rëndësishme të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Andorrës në ndeshjen e xhiros së shtatë, takim që pritet të zhvillohet në “Estadi de la FAF”, me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Sylvinhos ka rritur nivelin në ndeshjet e fundit dhe pas fitores së madhe në udhëtim te Serbia, synon tri pikët e radhës për të siguruar thuajse qind për qind një vend në ‘play-off’.
Në anën tjetër, vendasit nuk kanë asnjë fitore në këto kualifikuese dhe nuk kanë motivimin e duhur për ta ndalur Shqipërinë.
Në rast fitore të Shqipërisë ndaj Andorrës dhe një humbje të Serbisë në udhëtim te Anglia, kuqezinjtë do të siguronin automatikisht pozitën e dytë, por në rast fitore të serbëve atëherë gjithçka do të komplikohej dhe do të mbetej për ndeshjen e fundit.