Dita e ekipeve tona: Drita, Shkëndija e Egnatia synojnë kalimin tutje në kualifikueset e Champions League

Skuadrat shqiptare rikthehen sonte në aksion për ndeshjet e dyta të kualifikueseve të Champions League.

Drita, Shkëndija dhe Egnatia luajnë sonte ndeshjet e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Kampioni i Kosovës, Drita luan ndaj Differdange 03 në Luksemburg me fillim nga ora 20:00. Ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” përfundoi me avantazhin e “Intelektualëve” me rezultatin 1-0, falë golit të Arb Manajt.

Në Shkup, Shkëndija e mirëpret The New Saints, ekipin kampion nga Uellsi, poashtu në ndeshjen e kthimit.

Kuqezinjtë e Beqirit në ndeshjen e parë luajtën baras pa gola (0:0), teksa sonte nga ora 20:00, duan kalimin tutje me një fitore në Shkup.

Një orë më vonë, Breidablik e mirëpret kampionin e Shqipërisë, Egnatian.

Ndeshja e parë përfundoi 1:0 në favorin e ekipit shqiptar, teksa sot djemtë e Edlir Tetovës duan ta mbajnë rezultatin dhe të shijojnë kalimin tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *