Kosova tashmë ka siguruar një medalje në Paris, dhe Distria Krasniqi do të luftojë për të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja jonë ka arritur që në gjysmëfinale të mposht garuesen nga Brazili, Sarah Menezes, me ippon, shkruan lajmi.net.
Në finale, Distria do të takohet me fituesen e sfidës Odette Giuffrida – Astride Gneto.
Kujtojmë se Distria është duke garuar në kategorinë deri në 52 kilogramë, dhe jo në kategorinë e saj, deri në 48 kilogramë.