Distria Krasniqi kalon në finale, i siguron Kosovës medalje

Medalistja olimpike Distria Krasniqi duket e pandalshme në Grand Slamin e Tibilis në Greqi duke arritur në finale.

Krasniqi, në gjysmëfinale mposhti hungarezen, Reka Pupp, e cila u ndëshkua me tre kartonë të verdhë.

Deri në finale, Krasniqi zhvilloi dy lufta ku në çerekfinale mposhti brazilianen Maria Taba, ndërsa në gjysmëfinale mundi holandezen Naomi Van Krevel.

Xhudistja nga Kosova garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa është garuesja e vetme nga Kosova në këtë garë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *