Distria Krasniqi ka dy fjalë pasi u shpall më e mira e botës

Pas Driton Kukës që u shpall trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos, ka qenë Distria Krasniqi që ka marrë një epitet të madh.

Krasniqi është shpallur xhudistja më e mirë në botë pasi është votuar më së shumti në një votim online të hapur nga IJF-ja.

Krasniqi ka thënë se ky është një nder I madh që e motivon shumë për të ardhmen.

“Të them të drejtën nuk e prisja. Por dua të falënderojë të gjithë që ndanë kohën për të votuar për mua. Dhe jam pa fjalë, jam shumë shumë e lumtur. Mendoj që ky çmim është gjëja më e madhe në karrierë, sepse të jesh kampione olimpike është mirë, por të fitosh këtë çmim për të gjitha kategoritë, është diçka speciale. Kështu që dua të falënderojë të gjithë që kanë votuar për mua, dhe kjo më motivon që të tregoj xhudo të mirë në të ardhmen, dhe të jem gjithmonë më e mirë”, tha Krasniqi pasi kuptoi që kishte fituar çmimin e xhudistes më të mirë të vitit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *