Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, vazhdon ta ngrit Kosovën në piedestal në çdo vend të botës.
Ajo në finale në Grans Slamin e Gjeorgjisë e mposhti Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, Astride Gneto, duke e mposhtur pasi francezja u penalizua me tre kartonë të verdhë.
Distria ishte e jashtëzakonshme sot, duke treguar performanca të larta në kategorinë deri në 52 kilogramë.