Distria Krasniqi e Akil Gjakova sportistët më të mirë të vitit 2023

Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndarë çmimet për sportistët më të mirë vitit të kaluar “Laureatët 2023”.

Xhudisti Akil Gjakova mori çmimin e sportistit më të mirë të vitit të kaluar pas shumë medaljeve evropiane, duke kulmuar me medaljen e artë të fituar në evropianin e xhudos të mbajtur në Prishtinë në muajin dhjetor të viti 2023.

Me këtë rast Gjakova tha se viti 2023 ishte viti më i mirë në karrierën e tij si xhudist, ndërsa theksoi synimin për të fituar medalje edhe në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Kurse sportistja më e mirë u shpall xhudistja Distria Krasniqi e cila Kosovës ndër vite i ka siguruar shumë medalje të arta e të argjendta.

Pasi pranoi çmimin, Krasniqi tha se prapa sukseseve të saj qëndron trajneri Driton Kuka, ndërsa u shpreh e bindur se do të ketë sukses edhe në Lojërat Olimpike të këtij viti në Paris. Këto janë të gjitha çmimet e ndara në këtë ceremoni nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Sportistja më e mirë e vitit-Distria Krasniqi

Sportisti më i mirë-Akil Gjakova

Trajneri më i mirë i vitit 2023- Driton Kuka Çmimi për arritje të veçantë-Kombëtarja e Karatesë

Kombëtarja më e mirë tek meshkujt-Kombëtarja e Kosovës në Tenis

Kombëtarja më e dalluar tek vajzat-Kombëtarja e Kosovës në Futboll

Çmimi për kontribut special- Fc Ballkani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *