Disa e quajnë mallkim për Potter dhe të tjerë fajësojnë stafin e tij.
Një situatë anormale është te Chelsea i këtij sezoni. Londinezët po vuajnë dëmtime të shumta, mes të cilave është edhe Armando Broja.
Sulmuesi shqiptar këputi ligamentin dhe do të mungojë deri në maj.
Në ndeshjen e djeshme kundër Manchester City kanë dalë edhe të tjerë lojtarë të dëmtuar nga fusha. Sterling dhe Pulisic duhej të largoheshin brenda 25 minutave të para për shkak të dëmtimeve. Reece James, Ngolo Kante, Mason Mount, Ranhem Sterling, Pulisic, Broja, Fofana, Mendy, Chilëel dhe Loftuc Cheek është një formacion i gjithi i Chelsea që ndodhet në infermieri.