Ndeshja në mes të Portugalisé dhe Sllovenisé përfundoj me spektakël të vërtetë në fund.
Më meritori që portugezët janë në mesin e tetë skuadrave më té mira në kampionatin evropian, është portieri Diogo Costa i cili bëri mrekullinë në fund.
Diogo Costa është portieri i parë në histori të çdo kompeticioni evropian, i cili zhvillon 120-të minuta lojë, së bashku me penalltitë, dhe nuk pëson gol.
Krahas këtij rekordi, Costa është portieri i vetëm i cili ka pritur tre nga tre penalltitë e goditura në një kompeticion evropian.
Portugalia do takohet me Francën në çerekfinale të Euro 2024, me dy ish-finalistët e vitit 2016 që do tentojnë gjysmëfinalen, ku i pret fituesi i ndeshjes Gjermani – Spanjë.