Dinamo Zagrebi mposht Astanan, “ëndrra e çmendur” në dorën e Ballkanit

Ka përfunduar ndeshja mes Astanas dhe Dinamo Zagrebit, ku ky i fundit ka arkëtuar pikët e plota.

Pas pot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Astana Arena”, Dinamo Zagrebi e ka mposhtur 2:0 si mysafirë Astanan.

Golat për gjigantit kroat i shënuan Gabriel Vidovic (minuta e 48’) dhe Takuro Kaneko (minuta e 79’).

Me pikët e reja, Dinamo Zagrebi ngjitet në pozitën e dytë në tabelë në kuotën e gjashtë pikë, krahas Astanas që tani renditet e treta me katër pikë në Grupin C.

Edhe kampioni i Kosovës, Ballkani ka po aq pikë se Astana, respektivisht tri katër pikë, dhe fitorja sot ndaj Viktoria Plzenit është gjëja e vetme që skuadra e Ilir Dajës duhet ta ndjekë.

Daja mbrëmë në konferencën për media tha se nëse Ballkani pretendon ta mbajë gjallë “ëndrrën e çmendur” (kualifikimin tutje), atëherë duhet me doemos të fitojë ndaj Viktoria Plzen.

Rezultati final i ndeshjes, Astana 0:2 Dinamo Zagreb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *