Futsalli në Kosovë ka shënuar rritje të hovshme në vitet e fundit dhe është bërë shumë i dashur për dashamirët e kësaj loje.
FC Mabetex Prishtina ka arritur sukses të madh gjatë këtij viti, duke u kurorëzuar me titullin e kampionit.
Në klubin prishtinas është bërë punë e madhe duke iu falënderuar edhe punës së palodhshme të presidentit Fatos Dili.
Ajo që i bën edhe më të bukur janë i vetmi kampion nga Prishtina në konkurrencën e meshkujve. Dili është krenar me djemtë, me lojën që treguan gjatë kampionatit dhe për sakrificën që kanë bërë në kohën e pandemisë.
Pas shume viteve pune të palodhshme ka ardhur edhe shpërblimi duke u stolisur me titullin kampion. Mabetex nuk e kishte edhe rrugëtimin e lehtë, e para për shkak të konkurrencës, e dyta me përballjen si e gjithë bota me armikun e padukshëm Covid 19.
Ne fazën e Play-off-it klubi Mabetex Prishtina e kishte mposhtur në gjysmëfinale skuadrën Prishtina 01 me rezultatin 3:2 dhe ne finale ka mposhtur rivalin FC Liburn nga Gjakova me rezultatin 4:2.
Duket se kryeqytetit për këtë edicion sa i përket rrafshit sportiv, vetëm zotëri Dili i ka sjellur titullin kampion te meshkujt.