
Ndeshja kundër Celtas do të jetë edhe pika kthyese e belgut, përballje në të cilën pritet t’i ketë disa minuta.
Ndërkohë që 28-vjeçari është në dispozicion, për Los Blancos shfaqet një problem i ri: Sa do të përshtatet Hazard me sistemin e tanishëm të lojës që aplikon Zinedine Zidane?
Formacionet 4-3-3 dhe 4-5-1 janë më të aplikuarit nga francezi, dhe që nuk do të paraqisnin problem për ish-lojtarin e Chelseat i cili ka luajtur edhe më herët në këto skema. Mirëpo, konkurrenca për një vend titullari mund të jetë ajo që do ta pengojë futbollistin i cili do ta gjejë e Vinicius Jr, që çdo ditë e më shumë po bën hapa progresiv drejt karrierës së tij, përcjell lajmi.net.
Problem tjetër për ambientimin e belgut ka gjasa të jetë edhe konkurrenca që mund ta ketë me Iscon i cili kundër Osasunës luajti në krah të tij në formacionin 4-3-3.
Skema e së dielës me spanjollin anësor ishte produktive dhe nuk përjashtohet mundësia që ‘’Zizou’’ të startojë prapë në atë mënyrë dhe pse jo, të vazhdojë ta ketë skemë bazë renditjen e tillë.
Mbetet të shihet se si do të komponohet me pjesën tjetër të ekipit ylli i kombëtares belge. Pritshmëritë për të pasi u ble nga Chelsea ishin të mëdha, por lëndimet e shpeshta bën që rendimenti i tij të bie ndjeshëm./topi.com/