Sipas asaj që bën të ditur Goal.com, edhe Liverpooli tentonte të nënshkruante me sulmuesin e Atletico Madridit, por gjithcka u prish në fund me intervenimin e Jose Mourinhos, i cili e pengoi një lëvizje të tillë, transmeton lajmi.net.
Në vitin 2013, Të Kuqtë tentonin të nënshkruanin medoemos me një sulmues pasiqë atëbotë Luis Suarez ishte i dënuar me 13 ndeshje mos lojë për shkak të kafshimit që i bëri Branislav Ivanovicit gjatë një ndeshje në Premierligë.
Përvec Costas, Brendan Rogers mendonte dhe për Henrikh Mkhitaryanin, por armeni vendosi te kalonte në Borussia Dormund nga Zeniti.
Costa ishte ai që i duhej Liverpoolit në atë kohë, gjakftohtë dhe vrasës para golit. Marrëveshja pothuajse ishte gati, me lojtarin shumë afër kalimit në ”Anfield Road”, por, kur gjithcka u mendua si e kryer, doli në skenë Mourinho për ta bindur brazilianin që t’i bashkohej Chelseat të tij.
Mourinho, që asokohe drejtonte skuadrën londineze, e shfrytëzoi edhe Jorge Mendesin, i cili është menaxher i të dyve, me cka edhe cështja ndryshoi duke kaluar dukshëm në favour të Bluve.
Oferta tunduese e klubit londinez e joshi lojtarin, ashtuqë e zgjodhi Chelsean para Livepoolit, duke zhgënjyer shumë fansa nga ”Anfield” për këtë veprim.
Costa gjatë kohës sa ishte në Londer arriti ta fitojë dy herë ligën angleze, duke qenë ndër figurat kyce të ish-kampionët evropianë. 31 vjecari arriti të shënojë 52 gola dhe 16 asistime në elitën e futbollit anglez, për t’u bërë ndër sulmuesit më të mirë që skuadra londineze kishte ndër vite./topi.com/