Ish mesfushori i Prishtinës, Diar Miftaraj është bërë me skuadër të re.
Mbrojtësi me tipare edhe të mesfushorit, ka lënë Prishtinën muajin e kaluar për t’ju bashkuar Drenicës.
Drenica e ka prezantuar sot Miftarajn, duke shkaktuar befasinë më të këndshme.
Miftaraj më parë ka luajtur edhe me Besën e Pejës, prej nga u transferua tek Prishtina, tek e cila ishte ndër lojtarët më të mirë në edicionin e kaluar.