Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, nuk pritet që të largohet nga Roma.
Ditëve të fundit u raportua se portugezi është duke u kërkuar nga Paris Saint-Germaini për të zëvendësuar Mauricio Pochettinon.
Megjithatë, Mourinho nuk pritet që të largohet nga klubi kryeqytetas.
Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se 59-vjeçari edhe për sezonin 2022/23 do të jetë në krye të romakëve.
Jose Mourinho ka kontratë të vlefshme me Romën deri më 30 qershor 2024.