Di Maria ylli i PSG-së, i sjellë fitore me përmbysje kampionit të Francës

PSG-ja ka marrë një fitore të vuajtur 2-1 përballë Lilles në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme.

Pochettino hodhi nga minuta e parë tredhëmbëshin Messi-Di Maria-Neymar pasi Mbappe ishte i dëmtuar, por kjo nuk funksionoi. Parisienët e panë veten në disavantazh pas 31 minutash lojë, teksa ishte David që kaloi në avantazh Lilën.

Me të nisur pjesa e dytë, Pochettino zëvendësoi Messin për Icardin pasi nuk dëshiroi ta rrezikonte për sfidën në Champions ndaj Lajpcigut mesjavën që vjen. ‘’Pleshti’’ ka humbur identitetin në 8 sfida që është aktivizuar në Ligën 1 ende nuk ka gjetur golin.

Heroi për PSG-në u bë Di Maria, fillimisht duke asistuar për Marqinhio në minutën e 74-të ndërsa argjentinasi tundi rrjetën 2 minuta nga fundit për t’i dhënë PSG-së 3 pikë mjaft të vlefshme. PSG-ja shkon në kuotën e 31 pikëve duke u shkëputur 10 pikë nga ndjekësja më e afërt Lensi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *