Njëra ndër lojtaret kryesore të kombëtares A të Kosovës, Dhurata Sylejmani, karrierën e saj do ta vazhdojë në Hungari, në klubin DVTK Röpalba i cili bënë gara në Superligën e Hungarisë.
Pas paraqitjeve të mira që kishte me kombëtare në kualifikimet për EuroVolley 2021, Dhurata kishte edhe oferta të tjera nga klube të ndryshme, mirëpo u përcaktua për ekipin hungarez.
Ekipi kryesisht përbëhet nga lojtare të reja, ndërsa në radhet e tyre kanë angazhuar edhe katër përforcime në mesin e tyre edhe volejbollisten kosovare.
Dhurata Sylejmani karrierën e filloi në Kastriot të Ferizajt, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Dritës nga Gjilani, ku pati paraqitje mjaft të mira dhe arriti të fitojë titullin e kampionit.