Në prill të këtij viti, të gjitha mediat zienë nga lajmi i lidhjes më të re në showbiz-in shqiptar, këngëtates Dhurata Ahmetaj dhe futbollistit Xherdan Shaqiri.
Shkak për këto aludime janë bërë udhëtimet e shpeshta të këngëtares drejt Anglisë dhe sipas burimeve për “Prive”, Xherdani është arsyeja që e shtyn.
Madje, të njëjtat burime treguan se çifti ka gati një vit bashkë dhe janë njohur nga miqësia e përbashkët. Ata po mbanin një lidhje në distancë, megjithatë kishin gjetur një mënyrë si të ishin sa më pranë njëri-tjetrit.
Xherdani, i cili jeton në Londër vizitonte shpesh Shqipërinë, megjithatë udhëtimet më të shpeshta po i bënte Dhurata. Gati çdo muaj ajo shkonte në Londër për të takuar partnerin e saj.
Mirëpo, së fundmi po thuhet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. “Panorama Plus” ka treguar se teksa këngëtarja ndodhej me pushime, ylli i Liverpool ndodhej ende në Angli.
Po ashtu, më parë këngëtarja udhëtonte shumë shpesh drejt Londrës dhe publikonte foto në vende të njëjta me Shaqirin, por së fundmi nuk është parë më në “Merseyside” dhe kjo ka ngjallur interesin e mediave për të parë se çfarë pondodh mes çiftit.
Në fakt, gjesti i fundit i dhuratës i ka shuar të gjitha dyshimet. Nëpërmjet një meme-je, ajo ka bërë njëherë e mirë të qartë se tashmë është single.
“Të gjithë janë shtatzënë, të fejuar apo të martuar. Unë thjesht dua të humbas peshë dhe të udhëtoj”, thuhet në foton e cila përshkruan gjendjen aktuale të Dhuratës.
Gjithashtu meme-ja pasuese në IsntaStoryn e saj thotë:
“Këdo që kam lënduar këtë vit dua t’i them se e meritove. Mjaft luajte me mua”.
Pra, momentalisht ajo është single!
Kujtojmë se ata nuk kanë reaguar kurrë hapur dhe në publik rreth lajmeve për romancën e tyre dhe nuk mund të themi me siguri se çfarë ka ndodhur.
Dhurata prej kohësh nuk ka qenë aktive në tregun muzikor dhe disa muaj më parë u raportua se është tërhequr për një pushim të gjatë, teksa është tejet aktive në rrjetet sociale.