Detaje nga oferta e Barcës për Messin: Kohëzgjatja, paga, klauzola për t’u larguar

Lionel Messi pritet t’u japë fund spekulimeve lidhur me të ardhmen e tij duke nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me Barcelonën në vlerë prej 57.5 milionë euro.

Superylli argjentinas, i cili ka vetëm edhe një vit në kontratën aktuale (skadon në qershor 2021), ka shkëlqyer edhe këtë edicion duke i shënuar 26 gola dhe 18 asistime në 33 ndeshje të zhvilluara me katalunasit.

Negociata formale me lojtarit dhe klubit nuk janë zhvilluar për shkak të pandemisë së coronavirusit, ndërsa sipas një klauzole (që ka skaduar më 10 qershor), Messi ka mundur të largohej po të vendoste për diçka të tillë.

Sipas Mundo Deportivo, Barca do t’i ofrojë edhe dy vite shtesë në kontratën aktuale (që do ta mbante në Camp Nou deri në vitin 2023), nga e cila do të përfitonte po aq sa edhe nga kontrata aktuale.

Sipas Goal, 32-vjeçari paguhet rreth 555.000 euro në javë (rreth 28.75 milionë në vit) që do të thotë se për dy vitet shtesë, ai do të përfitonte 57.5 milionë euro në total.

Njëherësh, si në kontratën e tanishme, edhe në atë të renë, Messi do të ketë një klauzolë, e cila ia mundëson largimin, nëse dëshiron një sfidë të re, dhe po ashtu klauzola do të skadojë një vit para mbarimit të kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *