Sergino Dest është e ardhmja e Barcelonës.
Ai po zhvillon një sezon fantastik, dhe të shumta janë ata që mendojnë se më në fund, Barça e ka gjetur zëvendësuesin e duhur të Dani Alves.
Pasi shënoi gol në La Liga, Dest e ka gjetur rrjetën edhe me Amerikën në ndeshje miqësore me Xhamajkën.
Ai madje ka shënuar një gol shumë të bukur, çka e tregon më së miri klasin që ka 20-vjeçari.
INCREDIBLE!
Sergiño Dest's first goal for goal for USMNT is one to remember ? pic.twitter.com/6wqmGZ8loK
— ESPN FC (@ESPNFC) March 25, 2021
Dest e realizoi golin e parë në fitoren 4-1 të Amerikës.