Hakim Zyiech ra dakord për transferimin në Paris Saint-Germain, u nis për në Paris dhe priti që Chelsea të dërgonte të gjitha dokumentet e nevojshme që do t’i mundësonin të bëhej shok skuadre me Lionel Messin, Neymar, Kylian Mbappe deri në fund të sezonit.
Pasuan ngjarje të çuditshme, pasi për shkak të skenave të minutave të fundit të afatit kalimtar, marrëveshja huazimi dështoi.
Klubet ishin ende duke negociuar kur Ziyech iu nënshtrua testeve mjekësore në Paris dhe po priste dokumentacionin që do të konfirmonte huazimin e tij nga Chelsea deri në fund të sezonit.
Gazetarët francezë zbuluan se Chelsea dërgoi dokumentin e firmosur gabimisht, shkuan për të korrigjuar gabimin pas një paralajmërimi nga PSG dhe më pas i dërguan letrat gabimisht edhe një herë. Pasoi një përpjekje e tretë dhe përsëri i njëjti gabim.
Në Paris thuhet se janë nervozuar dhe po përgatisin një ankesë në shoqatën e Premierligës Franceze. Kur Chelsea dërgoi dokumentacionin e rregullt, afati kalimtar tashmë kishte përfunduar.