Mesfushori Renato Sanches konsiderohej si një nga futbollistët më premtues të Europës, por karriera e tij nuk shkoi kurrë në nivelin që pritej. Bayern Munchen e bleu për 35 milionë euro nga Benfica, por portugezi nuk arriti kurrë të përshtatej.
Ai kaloi te Lille aty ku po luan dhe ndihet më i qetë. “Të jem i sinqertë, ndihem shumë më i lumtur te Lille se sa kur isha te Bayerni. Unë luaj më shumë dhe kam më shumë besim në vete.
“Arrij të kem vendin tim në ekip dhe ndjej se mund të përmirësohem. Ky është qëllimi im, por e di që kam ende shumë për të mësuar”, – tha ish-lojtari i Bayernit.