Dështoi me Hysaj dhe Muriqi, Tare kërkon t’u ndryshojë mendjen tifozëve të Lazios me një tjetër shqiptar

Tifozët e Lazios kanë kërkuar vazhdimisht këtë sezon largimin e Igli Tares pasi janë të pakënaqur me merkaton dhe lojtarët që ka afruar, mes tyre edhe dy shqiptarë.

Vedat Muriqi u ble për 20 milionë euro por rezultoi një dështim i madh, tani është huazuar te Mallorca. Hysaj i ardhur me parametra zero s’po jep bind në sezonin e tij të parë.

Nedim Bajrami është lojtari i radhës që Igli Tare e dëshiron te Lazio. Futbollisti shqiptar i Empolit korrespondon me idetë e lojës së Maurizio Sarrit dhe vizionin e tij për mesfushën.

Bajrami është një lojtar teknik që mund të luajë gjithashtu një rol më të avancuar. Në këtë kampionat ai ka shënuar 6 gola dhe asistuar 5 herë për skuadrën toskane.

Megjithatë, Lazio do të duhet t’i kushtojë vëmendje operacioneve të tregut të transferimeve të Sassuolos, që gjithashtu synon Bajramin.

Empoli e vlerëson jo më pak se 10 milionë euro mesfushorin shqiptar. Kohë më parë interesim për Bajramin kishte treguar edhe skuadra e Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *