Eden Hazard nuk ka bindur te Real Madrid.
Një seri dëmtimesh kanë kushtëzuar eksperiencën e belgut në Madrid. Dhe nëse në Spanjë duket se janë dorëzuar për ta parë lojtarin në formën e tij më të mirë, në Angli ka nga ata që shikojnë një mundësi të artë.
Sipas DefensaCentral, Chelsea po mendon të blejë nga Real Madrid fantazistin që ka dhënë maksimumin e tij pikërisht me fanellën e klubit londinez.
Pasi e shiti në verën e 2019-ës për 100 milionë euro, klubi anglez duket se po mendojnë t’i propozojnë spanjollëve një operacion që do ta kthente Hazard në Stamford Bridge, por për gjysmën e shumës së shpenzuar nga Real-i.
Blutë besojn te talenti i Hazard dhe shpresojnë ta marrin mbrapsht lojtarin për 40-50 milionë euro. Vlera e meraktos e futbollisti, në fakt, ka pësuar një rënie të ndjeshme.
Sipas transfermakt, fantazisti belg kishte një vlerësim të barabartë me 150 milionë euro në kohën e transferimit nga Londra në Madrid. Ndërsa, tani, vlerësimi i tij është 50 milionë euro.