Dështimi i Ballkanit rrezikon ndryshime në tabelë, kjo është renditja aktuale

Kanë përfunduar tri përballjet hapëse të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Malisheva ia ka shkaktuar disfatën e parë pas gjashtë ndeshjeve me bilanc të qindpërqind Ballkanit në krye me Ilir Dajën.

Ballkani pësoi humbje 2:0 nga Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. Fitore ka marrë edhe Prishtina, por dukshëm më të lehtë. Kampionët në fuqi të Kosovës triumfuan 0:3 te Feronikeli në Drenas.

Me barazim është mbyllur ndeshja e dy skuadrave që synojnë mbetjen në elitë. Ulpiana dhe Dukagjini barazuan 1:1 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Tabela pas ndeshjeve të sotme duket si më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *