Dështim historik për Arsenalin në këtë sezon të Premier Ligës.
“Topçinjtë” e Artetës, arritën të kryesonin tabelën për plot 248 pikë, teksa dy muajt e fundit rezultuan dramatikë, duke sjellë një rënie të lirë dhe në fund ishte Siti i Pep Guardiolës që festoi.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e Premier Ligës, që një skuadër që kryeson për 248 ditë kampionatin, të mos e fitojë në fund titullin.
Deri në mes të prillit, Arsenali kishte krijuar një distancë prej 8 pikësh nga Siti, por “qytetarët” rikuperuan gjithçka, duke i lënë targën ekipit të Artetës.