Në vikend do të zhvillohet njëri ndër derbit më të mëdhenj në vendin tonë ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.
Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura, shkak pandemia “Covid-19”, e cila po detyron tifozët e futbollit t’i ndjekin ndeshjet nga ekrani.
Mirëpo, pavarësisht rivalitetit të munguar në tribuna, ai tashmë është rikthyer në rrjetet sociale. Përveçse tifozët edhe klubet futbollistike kanë nisur një betejë të tillë.
Sport Club “Gjilani ka publikuar njoftimin për ndeshjen ndaj Dritës, teksa i ka fshirë vitin e krijimit në logon e tyre.
Një ‘thumbim’ të ngjajshëm kanë bërë edhe ‘bardhekaltërit’ e Dritës, të cilat i kanë ndryshuar vitin në logon e publikuar në faqen zyrtare.