Derbi i javës së 31-të në Serie A mes Napolit dhe Interit nuk ka prodhuar fitues, pasi takimi përfundoi 1-1.
Sfida filloi me mjaftë kujdes nga të dyja skuadrat, që prisnin nga njëra-tjetra të gabonin dhe ajo gjë ndodhi.
Në minutën e 35-të, Samir Handanovic, duke tentuar të largonte topin nga porta, e futi atë në rrjetën e tij.
45 minutat e dytë ishin edhe më intensiv, pasi Nerazzurët kërkonin të përmbysnin rezultatin.
Lojtarët e drejtuar nga Antonio Conte ia dolën të rrezikonin portën e vendasve, duke shënuar golin e barazimit.
Ishte minuta e 55-të, kur Christian Eriksen me një goditje brilante i barazoi shifrat në 1-1.
Dhjetë minuta më vonë, Giovanni Di Lorenzo lëshoi një shans të artë për të rikthyer epërsinë e Napolit, pasi goditja e tij me kokë përfundoi jashtë porte.
Ishte minuta e 82-të, kur Piotr Zielinski u rrëzua në zonën e rreptësisë së Interit, duke kërkuar kështu penallti.
Por, gjyqtari Daniele Doveri në bashkëpunim me VAR-in sinjalizuan se nuk kishte 11 metërsh dhe loja duhej të vazhdonte.
Pas javës së 31-të, Interi vazhdon të jetë lider me 75 pikë, ndërsa Napoli është në të pestin me 60 sosh, dy më pak se Juventusi që është në të katërtin. /Telegrafi/